Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasnit, Pajtime Fetahu, e cila ka kkërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Gjyqtari Erjon Cela vendosi që të rrëzojë pretendimet e Fetahut dhe e la në burg.
Pajtime Fetahu po mbahet në burgun e garve në Pogradec që në nëntor të 2024 në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan.
Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”.