Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në rrjetin e tij social ka postuar disa fakte ku sipas tij Partia Socialiste ka kontaktuar me mesazhe me votuesit e regjistruar nga diaspora.
Lapaj thotë se Partia Socialiste ka kontaktuar në forma të ndryshme dhe kanë pasur emrat, numrat e telefonit dhe adresar e votuesve nga jashtë.
Postimi i plotë:
KU i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora?
Nga procesi ynë faktmbledhës rezulton se PS ka kontaktuar në forma të ndryshme ndër të cilat dhe me mesazhe votuesit e regjistruar nga diaspora.
Në rastin që po paraqes rezulton që numri +44 74 11 505458 në emër të Ps dhe njërit prej deputetëve të saj të ketë kontaktuar shqiptarët e Anglisë para zgjedhjeve të dt. 11 maj duke treguar se përveçse kanë pas informacion që këta shtetas kanë qenë të regjistruar si votues nga jashtë kanë pasur dhe kontaktet e tyre të telefonit.
Rezulton që u kanë ditur emrat, numrat e telefonit dhe adresat.
Pyetjet që ngrem tashmë janë krejt të thjeshta:
1. Nga i kanë marrë të dhënat Partia Socialiste dhe deputetët e saj?
2. Dhënia e numrave, adresave të votuesve të regjistruar nga jashtë a shkelin të dhënat personale të këtyre shtetasve?
3. Dhënia e të dhënave personale të votuesve te një forcë politike dhe jo te të tjerat a është cënim i procesit të rregullt për zgjedhje të lira dhe të ndershme?