Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se është eleminuar drejtuesi i Hamasit në Rripin e Gazës, Mohammed Sinwar.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia ndërkombëtare Reuters, duke cituar fjalët e kreut të qeverisë izraelite.
Mohammed Sinwar, vëllai më i vogël i liderit të vrarë të Hamasit Yahya Sinwar, ishte një nga figurat më të kërkuara nga autoritetet izraelite dhe një nga drejtuesit kryesorë të grupit militant palestinez në Gaza.
Yahya Sinwar organizoi sulmin e tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën dhe më vonë u emërua udhëheqësi i përgjithshëm i grupit pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij Ismail Haniyeh në Iran.