-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk mund të mbrohem kështu’- Revolta e Beqjat nga ‘kafazi’ për ‘Sterilizimin’

Kryesoret

Në seancën e sotme për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqja kërkoi nga Gjykata e Posaçme njohjen si provë të një vendimi të vitit 2017 për pushimin e procedimit penal ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria ka për detyrë ligjore të shqyrtojë çdo provë, si ato që mbështesin akuzën, ashtu edhe ato që vërtetojnë pafajësinë. Ky vendim duhet të merret në shqyrtim nga gjykata.

Në çdo fazë na janë vendosur akuza dhe nene të ndryshme. Nuk mund të mbrohem kur nuk më është paraqitur një akuzë e shkruar e qartë” tha Beqaj.

“Verbalisht flitet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, por në dokumente flitet vetëm për shpërdorim detyre. Pa një formulim të qartë, nuk mund të përgatitemi për mbrojtje” tha avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj.

SPAK ka kërkuar kalimin për gjykim të çështjes duke theksuar akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” për Ilir Beqajn, Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit