-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD ankimon edhe për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Durrës dhe Lezhë

Kryesoret

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS dhe kërkon që të përsëriten zgjedhjet në qarqet Durrës dhe Lezhë. Partia Demokratike ka kërkouar pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Gjithashtu ka ankimuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Kukës, Korçë dhe Berat.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Partia Demokratike.

Seanca do të nisë në orën 10:00 ku KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 38, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun Berat dhe përsëritja e tyre.

Në orën 12:30, do të trajtohet kërkesa ankimore nr. 40, që ka të njëjtin objekt kundërshtimi për vendimin e KQZ-së Nr. 1318 mbi rezultatin e votimeve në qarkun Gjirokastër.

Ndërsa orën 15:00, KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 39, për zgjedhjet në qarkun Vlorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit