Një varkë e cila po transportonte emigrantë me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës u përmbys pranë ishullit El Hierro. Si pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën.
Sipas transmetuesit shtetëror TVE, në bord të anijes ndodheshin afërsisht 180 persona. Një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit detar të ishullit deklaroi se arsyeja e përmbysjes së anijes ishte lëvizja e shumë pasagjerëve në njërën anë.
Në ndihmë për të ndihmuar edhe ekipet e shpëtimit që të nxirrnin emigrantët nga deti u dërgua edhe një helikopter.