Gjykata e Posaçme dënoi me një vit burg drejtoreshën e Tirana Parking, për dosjen 5D, Deborah Keçi, por në fund ia konvertoi në 16 muaj shërbim prove. Keçi i gjet fajtore për akuzën e shkeljes së barazisë me tendera.
Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh.
Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.
Jetjon Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.