Ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj një turme palesinezësh që u mblodhën pranë një qendre shpërndarjeje ushqimi në Rafah.
Si pasojë një civil u vra dhe 48 të tjerë u plagosën. Ngjarja ka nodhru të mërkurën kur situata doli jashtë kontrollit dhe shpërtheu kaosi, raportojnë autoritetet shëndetësore palesntineze.
Ajith Sunghay, përfaqësues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për territoret palestineze, tha se shumica e të plagosurve janë qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë, ushtria izraelite deklaroi se ka qëlluar vetëm “të shtëna paralajmëruese” për të rikthyer kontrollin dhe mohoi se ka qëlluar drejt turmës.