-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik në OSBE: Kosova urgjent të formojë qeveri të re

Kryesoret

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland në një mbledhje të mbajtur sot në Vjenë, ka folur për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë.

Holland ka thënë se Kosova duhet nevojë urgjente për formimin e qeverisë së re. Ai ka shprehur se shteti i tij ndan shqetësime të theksuar në raportin e Misionit të OSBE-së, për nivelin e tensioneve në komunat veriore gjatë periudhës së raportimit.

“Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimet e theksuara në raportin e Misionit mbi nivelin e tensioneve në katër komunat veriore gjatë periudhës së raportimit. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga natyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetësore për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të sigurojë që komunitetet jo-shumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit, dhe të mbështesë angazhimet e Kosovës si një shtet gjithëpërfshirës dhe shumetnik”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit