-sidi education-spot_img
38.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh, PL: Alarm kombëtar, institucionet kanë dështuar

Kryesoret

Kryetarja e Komisonit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami në një deklaratë për mediat foli rereth helimit të 70 fëmijëve në kopshtin në Gramsh. Bajrami tha se kjo situatë është një alarm kombëtar dhe pasojë direkte e dështimit sistematik të institucioneve përgjegjëse.

Ajo u shpreh se qeveria ka zgjedhur të mos investojë në kontrollin ushqimor, si dhe të mos kërkojë transparencë dhe të mos ndëshkojë shkelësit.

“Institucionet përgjegjëse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur të ndërtojë një sistem efektiv kontrolli për sigurinë ushqimore. AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) vazhdon të funksionojë më shumë si një zyrë burokratike, sesa si një strukturë mbrojtjeje për shëndetin publik. Inspektimet janë të rralla, shpesh formale, ndërsa përgjegjësitë për incidentet e rënda nuk merren kurrë seriozisht. Në një vend ku çmimi i bukës, qumështit dhe produkteve bazë rritet çdo vit, qytetarët kanë të drejtë të paktën të kenë siguri për atë që konsumojnë. Por realiteti është i zymtë: produktet e kontaminuara janë të pranishme në treg, etiketa janë të pasakta, dhe standardet ligjore shpesh injorohen. Qeveria mban përgjegjësinë për këtë situatë të patolerueshme, sepse ka zgjedhur të mos investojë në kontrollin ushqimor, të mos kërkojë transparencë dhe të mos ndëshkojë shkelësit’, tha ajo.

Bajrami e ka cilësuar situatën si një neglizhencë që rrezikon shëndetin e qytetarëve veçanërisht fëmijëve. Ajo kërkon që të garantohet që institucionet arsimore dhe të kujdesit të fëmijë të kenë furniziem të certifikuara dhe të sigurta.

‘Në vend të transparencës, kemi heshtje. Në vend të përgjegjësisë, kemi justifikime. Ndërkohë, janë fëmijët tanë që rrezikohen, janë familjet tona që paguajnë shtrenjtë për ushqime të pasigurta, dhe është besimi i qytetarëve që dëmtohet përditë. I bëjmë thirrje qeverisë të ndalë menjëherë këtë neglizhencë kriminale. Të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e kontrollit mbi prodhimin, importin dhe shpërndarjen e ushqimeve. Të garantohet që institucionet arsimore dhe të kujdesit për fëmijët të kenë vetëm furnizime të certifikuara dhe të sigurta. Të ndëshkohen me ashpërsi përgjegjësit e çdo rasti që vë në rrezik shëndetin publik. Shqipëria nuk mund të ecë përpara duke sakrifikuar mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Ne kërkojmë llogari dhe nuk do të heshtim’, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit