Shtëpia e Bardhë raporton se Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 60-ditor në Gaza. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi gjithashtu se Izraeli miratoi dhe mbështeti planin e propozuar të Donald Trump për armëpushim për Gazën.
“Izraeli e miratoi këtë propozim përpara se t’i dërgohej Hamasit. Mund të konfirmoj gjithashtu se këto diskutime po vazhdojnë dhe shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të mund t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi”, deklaroi ajo.
Hamasi ende nuk ka dhënë një përgjigje pozitive, por sipas mediave konsultimet janë ende në vijim.