-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimet që po i bëhen Osmanit, reagon ambasadori britanik: Heshtja s’është opsion

Kryesoret

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar në lidhje me kërcënimet që i janë bërë presidentes Vjosa Osmani. Ai u shpreh i shqetësuar dhe deklaroi se dhuna në bazë gjinore duke përfshirë atë që blhet përmes inetnetit nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Gjithashtu ai theksoi se këto akte janë sulme edhe ndaj demokracisë dhe jo vetëm ndaj presidentes Osmani.

Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore, partitë politike, si dhe shoqëria civile e mediave të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për ti siguruar që të udhëheqin pa frikë.

‘‘Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin.”, tha ministri britanik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit