-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. Meta në një intervistë per Syri Tv u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri.

Ai tha se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.

“Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve. Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.”, tha Meta.

Ai ka treaguar edhe pse ka marrë si mbrijtës ligjor avokatin Kujtim Cakrani dhe jo Genc Gjokutaj. Meta tha se avokati Gjokutaj ka edhe çështjen e Berishës e cila po shkon drejt gjykimit.

“Siç e dini tani kemi dy çështje të mëdha politike që shkojnë drejt gjykimit, “Çështjen Berisha” dhe “Çështjen Meta”. Të dyja me akuza të formuluara nga Kongresi i “Rilindjes” vite më parë. Unë prisja normalisht që “Çështja Berisha” të mbyllej se në vlerësimin tim është jo vetëm politike por edhe krejt absurd. Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë. Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses. Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi. Duke qenë falenderues për punën e Avokat Gjokutajt deri tani besoj se Avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun. Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre.”, u shpreh Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit