-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monika Kryemadhi: Parlamenti nuk është i imi, por më vjen keq për njerëzit

Kryesoret

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia e Lirisë nuk arriti të sigurojë asnjë mandat, Monika Kryemadhi ka reaguar përballë gazetarëve, duke folur si për humbjen personale, ashtu edhe për atë të Ilir Metës. Ajo theksoi se nuk e përjeton si dramë mungesën në Parlament, por shprehu shqetësimin për situatën ekonomike dhe sociale të qytetarëve. Sa i përket humbjes së Metës, Kryemadhi tha se nuk e ndjen veten përgjegjëse, ndonëse pranoi se ka bërë fushatë për të.

Monika Kryemadhi: Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Patjetër!

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Monika Kryemadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit