-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti/ Vranësira, rrebeshe dhe ulje temperaturash në mesditë

Kryesoret

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së enjte. Alternime të kthjellimeve dhe vranësirave do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, por vranësirat do të kenë prirje për zhvillim, duke sjellë rrebeshe shiu, veçanërisht në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Gjatë pasdites dhe deri në mbrëmje vonë, reshjet do të përfshijnë edhe zonat juglindore, ku në disa rajone do të shfaqen në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Sidoqoftë, gjatë natës vonë pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por do të pësojnë rënie në mesditë. Ato do të luhaten nga minimumi prej 9°C në Peshkopi, deri në maksimumin prej 27°C në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi Verior, me shpejtësi që mund të kalojë 55 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet e detit Adriatik dhe Jon.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë orëve me reshje intensive dhe në zonat bregdetare për shkak të kushteve të përkeqësuara detare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit