Policia e Tiranës ka bërë një sërë ndryshimesh dhe transferimesh. Shefi i krimeve i komisariatit nr.5 është transferuar në Vlorë dhe shefi i krimeve të Vlorës është transferuar tek komisariati nr.5.
Ndërsa shefi i krimeve në komisariatit nr.1 është transefruar tek komisariati i policisë rrugore të Tiarnës te sektori i aksidenteve.
Gjithashtu rreth 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar, po ashtu edhe 4 komandatë te trafikut dhe linjave, mes tyre edhe shefi i trafikut urban në Tiranë, Jetnor Shira, ku në vend të tij është emëruar Megian Ademaj.
Po ashtu në policinë rrugore të Tiranës janë transferuar disa oficerë të policisë gjyqësore.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet dhe motivacionet e ndryshimeve të shumta në policinë e kryeqytetit.