-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas pauzës zgjedhore, Kuvendi hap punimet me seancë plenare

Kryesoret

Pas më shumë se dy muaj pauzë për shkak të fushatës zgjedhore dhe procesit të votimit të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë rikthehet sot në punë. Seanca e parë plenare pas zgjedhjeve nis në orën 12:00 dhe hap zyrtarisht fazën përmbyllëse të kësaj legjislature.

Përpara kësaj seance në orën 10:00 do të zhvillohet edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të diskutohet projekt-kalendari i punimeve për javët e ardhshme. Në mungesë dakordësie, ky kalendar do të dërgohet për votim në sallën plenare.

Ky rikthim në jetën parlamentare nuk pritet të kalojë pa tensione politike. Opozita, përmes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se do të fokusohet në denoncimin e parregullsive që, sipas saj, kanë shoqëruar procesin zgjedhor. “Do të bëjmë gjithçka për të paraqitur të vërtetat për farsën elektorale të 11 Majit,” u shpreh Bardhi në një mesazh drejtuar deputetëve të opozitës.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste po mobilizohet për të vijuar me axhendën ligjore. Niko Peleshi, drejtues i grupit parlamentar të PS-së, ka kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve në mbledhjen e grupit në orën 11:30, për të koordinuar punën në komisione dhe seanca gjatë javëve të fundit të mandatit.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk ka të drejtë të miratojë ligje brenda 60 ditëve nga përfundimi i mandatit aktual dhe po aq përpara konstituimit të legjislaturës së re. Kjo do të thotë se, me përjashtim të situatave emergjente, veprimtaria parlamentare duhet të përfundojë më së voni më 8 korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit