Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar stërvitjen ushtarake “Defender Europe 25” që po zhvillohet në Kosovë, nën organizimin e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra vendeve aleate të NATO-s.
Osmani shprehet se Kosova po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtark ndërkombëtra. Ajo ka theksuar përkushtimin dhe gatishmërinë e vendit për t’u bërë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s.”, shprehet Osmani.