-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 14-vjeçares italiane nga i dashuri, flet mësuesja dhe shokët: Kishte kërkuar ndarjen…

Kryesoret

Një 14-vjeçare italiane u vra nga ish i dashuri i saj Alessio Tucci pasi ajo i kishte kërkuar që të ndahen dhe ai nuk ka pranuar. Klasa në institutin “Andrea Torrente” e 14-vjeçares Martina Caronaro është mbushur plot me lule, heshtje dhe lot.

Në murin që dikur shkruhej emri i ish të dashurit të saj “Të dua Alessio”, sot ishte mbushur me buqeta me lule, ku shokët dhe mësuesit kishin sjellë për të kujtuar Martinën.

Në një intervistë për La Repubblica, mësuesja e saj e italishtes, Michela Pascià, rrëfeu momentet e fundit me Martinën: “Të hënën e pashë të shpërqendruar, po shikonte nga dritarja. E pyeta nëse kishte ndonjë problem dhe më tha me buzëqeshjen e saj të zakonshme se gjithçka ishte në rregull. Ishte hera e fundit që e pashë.”

Ndërsa një shoqe klase ka treguar se Martina e kishte lënë Alession, pasi i kishte thënë se ndjenjat kishin ndryshuar. Ai e kishte marrë keq dhe nuk e kishte pranuar ndarjen dhe kjo e ka çuar atë në ngjarjen e rëndë. Mësuesit dhe shokët e përshkruajnë Alession si xheloz dhe me vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit