-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm për bombë në qendër të Tiranës, forcat e rendit rrethojnë zonën

Kryesoret

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje forcat e sigurisë pasditen e sotme në qendër të Tiranës. Një telefonatë anonime e mbërritur në sallën operative ka sinjalizuar për një mjet të dyshimtë në parkingun e një hoteli pranë zonës qendrore, duke ngritur dyshime për vendosjen e një lënde plasëse.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të kryer verifikimet e nevojshme. Aktualisht, po ndërhyjnë njësitë speciale për të kontrolluar automjetin dhe për të garantuar sigurinë publike.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar për natyrën e mjetit të dyshimtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit