-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tubimi i studentëve, Sali: Ata protestojnë për frontin europian

Kryesoret

Ndërkohë që në Shkup mbahej protestat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, zëvendëskryeministri Bekim Sali ka thënë në Kuvend se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Ai shtoi se studentët kanë të drejtën e tyre për të protestuar dhe ata po e bëjnë për frontin europian.

“Ne zërin e studentëve e kemi dëgjuar dhe herën e kaluar e thashë, tani prapë po e përsëris, ekzekutivi qendror ka dëgjuar zërin e studentëve dhe i ka përveshur krahët për ta zgjidhur problemin e tyre njëherë e përgjithmonë.

Kam thënë këtu, e parë do e them deri sa ju të bindeni, që provimi i jurisprudencës dhe provime të tjera të cilat kanë të bëjnë me natyrën e mbulimit të jurisprudencës në të ardhmen do të jepen në gjuhën shqipe.

Kjo është e vërtetuar dhe këtë do ta dëshmojmë shumë shpejt përpara jush. Protestat e studentëve i pranuam si revoltë normale dhe është e drejtë e tyre për të protestuar. Ata nuk protestojnë për VLEn, protestojnë për frontin europian”, u shpreh ndër të tjera Sali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit