-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arabia Saudite dhe SHBA-të ushtrojnë presion mbi Iranin për marrëveshje bërthamore

Kryesoret

Arabia Saudite i bën thirrje Iranit që të nënshkruajë menjëherë marrëveshjen bërthamore me SHBA-të, për të shmangur destabilizimin e mëtejshmëm në Lindjne e Mesme.

Sipas katër burimeve të pavarura nga Gjiri dhe Irani , të cituara nga Reuters, mësohet se ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Princi Khalid bin Salman ka paralajmëruar Iranin se oferta e Trump për një marrëveshje bërthamore është shansi i fundit për të shmangur luftën me Izraelin dhe destabilizimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Mesazh për Khamenein nëpërmjet takimit sekret në Teheran.

takimi sekret u zhvillua më 17 prill, në kompleksin presidencial në Teheran, ku Princi Khalid u takua me Presidentin iranian Masoud Pesekian , Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Mohammad Bagheri dhe Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi. Mesazhi erdhi direkt nga Mbreti Salman, i cili është shprehur bshqetësuar për një valë të re destabilizimi pas konflikteve në Gaza dhe Liban.

“Trump dëshiron një marrëveshje të menjëhershme – ai nuk ka durim për negociata të zgjatura”, thuhet se tha princi, duke paralajmëruar se dritarja për diplomaci do të mbyllet së shpejti.

Sipas të njëjtave burime, ai theksoi se nëse bisedimet dështojnë, Izraeli mund të kryejë sulme ushtarake dhe se “një përshkallëzim i tillë do të ishte katastrofik për të gjithë rajonin”.

Irani dëshiron marrëveshje, por nuk do të tërhiqet nga pasurimi

Presidenti Pesekian thuhet se tha se Teherani dëshiron një marrëveshje për të hequr sanksionet, por shprehu shqetësim në lidhje me qasjen e paparashikueshme të administratës Trump.

Sipas burimeve iraniane, Teherani i konsideron të papranueshme kërkesat amerikane për një çmontim të plotë të programit të tij të pasurimit të uraniumit.

Një zyrtar i lartë iranian tha se vendi nuk është i gatshëm të sakrifikojë programin e tij të pasurimit të uraniumit “sepse Trump e dëshiron këtë”.

Përkundrazi, Irani po shqyrton mundësinë e ” ngrirjes ” së pasurimit të tij në rast se SHBA-të heqin fondet e ngrira dhe njohin të drejtën e tij për përdorim paqësor.

Lidhur me këtë çështje, një zyrtar i lartë amerikan i tha Wall Street Journal se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një dokument me kushte që kanë ndërmend t’ia paraqesin Iranit së shpejti, i cili përfshin një kërkesë për të ndaluar pasurimin e uraniumit. Sipas zyrtarit, “nëse iranianët nuk i pranojnë këto kushte, do të jetë një ditë e keqe për ta”.

Trump kërcënon

Donald Trump konfirmoi në deklaratat e tij se e kishte paralajmëruar Izraelin të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të prishte bisedimet, duke thënë se të dyja palët janë “shumë afër një zgjidhjeje”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha: “Presidenti Trump ka qenë i qartë: ose bën një marrëveshje ose përballesh me pasoja serioze – dhe bota e kupton këtë.”

Sipas të njëjtave burime, Princi Khalid i siguroi iranianët se Arabia Saudite nuk do të lejojë përdorimin e territorit ose hapësirës ajrore të saj për sulme kundër Iranit nga SHBA-të ose Izraeli. Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje Teheranit të rishikojë strategjinë e tij të përgjithshme rajonale, diçka që Riadi do ta mirëpriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit