Policia e Krujës finalizuan dje një operacion në fshatin Rranxë, ku arrestuan 48-vjeçarin S.H., i dyshuar për kultivimin e 136 bimëve narkotike. Ai është identifikuar si njëri nga dy autorët e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Vazhdojnë kërkimet për bashkëpunëtorin e tij, A.H., i cili gjithashtu është identifikuar, por ende nuk është kapur.
Gjatë aksionit, u sekuestruan dy makina, njëra në pronësi të S.H. dhe tjetra e A.H., në të cilat u gjetën pesticide që dyshohet se përdoren për kultivimin e bimëve narkotike.