Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se ai po mbron votën e shqiptarëve.
Berisha u pyet nëse ai po e përdor Partinë Demokartike si mburojë për çështjet për drejtësinë. Ai u shpreh se thjesht po mbron votën.
“Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu. Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.”, tha Berisha.