Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që tarifat e importit të vendosura nga presidenti Donald Trump të mbeten në fuqi për momentin.
Ky vendim erdhi pas një kërkese nga Shtëpia e Bardhë për të pezulluar përkohësisht urdhrin e gjykatës më të ulët, e cila kishte ardhur në përfundim se lideri amerikan kishte tejkaluar kompetencat me vendosjen e këtyre tarifave.
Tarifat në fjalë përfshijnë një taksë 10% për mallrat globale dhe tarifa të shtuara për partnerët kryesorë tregtarë si BE-ja dhe Kina.
CNN raporton se seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 5 qershor.