Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat u ndal edhe tek deputetët e listës së hapur që kërkojnë numërimin e votave. Berisha u shpreh se ata janë të lirë që të bëjnë transparencë.
Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike nuk ka dy standarte si Edi Rama, i cili sipas tij, ka bllokuar transparencën zgjedhore.
“Farsë elektorale nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm. Kjo që thoni ju, 2,3,4,5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi. Përkundrazi. Për sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo procedurën, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë transparencë. Nëse ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Ne nuk kemi dy standarde. Nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën, atë se bëjmë kurrë ne. Nuk e di sa janë. Kam përsërit udhëzimet, çdo kandidat qe kërkon transparencë, duhet ta mbështesim.”, tha Berisha.