-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky paralajmëron për pengesa në bisedimet e paqes me Rusinë në Stamboll

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shqetësimin se Rusia po përpiqet të bllokojë bisedimet e planifikuara për 2 qershor në Stamboll. Ai theksoi se për të pasur rezultate konkrete, takimi duhet të ketë një agjendë të qartë dhe të jetë i përgatitur mirë, ndërsa sipas tij, Moska po bën gjithçka për të penguar këtë proces.

Kievi po kërkon gjithashtu që Rusia të dorëzojë përpara fillimit të bisedimeve një memorandum për paqen, si pjesë e procesit negociator.

Nga ana tjetër, Rusia njoftoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se një armëpushim i thjeshtë nuk është i mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës, dhe propozoi një raund të dytë bisedimesh në Stamboll për shkëmbimin e memorandumit mbi qasjet e palëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit