Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi i armatosur palestinez do ta refuzojë propozimin e fundit të SHBA-së për një armëpushim të ri në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, sipas BBC.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte miratuar planin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe se po priste një përgjigje zyrtare nga Hamasi.
Mediat izraelite cituan zyrtarë izraelitë të kenë thënë se Hamasi do të dorëzonte 10 pengje të gjallë dhe trupat e 18 pengjeve të vdekur në dy faza, në këmbim të një armëpushimi 60-ditor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
Zyrtari i Hamasit tha se propozimi nuk i plotësonte kërkesat thelbësore, përfshirë përfundimin e luftës, dhe se do të përgjigjej në kohën e duhur.