-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Elezi: Raketat amerikane nga Kaliningradi dhe Kosova

Kryesoret

Angazhimet ushtarake të SHBA- ve, në ishullin e qetë suedez Gotland, i cili është rreth 300 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit, nga ku u  lëshuan raketa nga një sistem raketor mobil, janë mesazhe të qarta të cilat SHBA i dërgon Rusisë për përkushtimin që SHBA-t kanë për Europën, si dhe faktin se Rusia nuk mund të dëmtoj inetresat e SHBA-ve në EU.

Edhe pse u përdorën raketa false që ranë në Detin Baltik, mesazhi i dërguar Rusisë ishte i qartë, se SHBA-t, jabë aty për garantuar mos lejimin e forcave Ruse në  shtetet Skandinave.

Ardhja e Trump në krye të SHBA-ve, u mendua dhe diskutua se Rusia do të përfitonte, por e vërteta është krejt ndryshe, SHBA- ja vazhdon të angazhohet seriozisht për sigurinë në gjith botën, e veçanarisht në Ballkan dhe Evrop.

Jemi dëshmitar se veriu i Evropës dhe vendet baltike janë bërë pika qendrore e planifikimit ushtarak amerikan sepse pozicioni i tyre dhe qasja në rrugët detare dhe burimet e energjisë e bëjnë rajonin kyç në një periudhë të re tensionesh gjeopolitike.

Ky mbetet një territor tradicionalisht shumë kritik ndaj Rusisë dhe është shtysa për nisma evropiane për forcimin e buxheteve të mbrojtjes dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

E kemi parë se gjatë një stërvitjeje tre javore, forcat amerikane dhe britanike u bashkuan me trupat nordike dhe baltike për të praktikuar skenarë të mundshëm lufte, duke përfshirë goditje luftarake, transport të furnizimeve me dronë dhe hedhje me parashutë mbi Rrethin Arktik në Norvegji.

Qëllimi i stërvitjes ishte dyfishtë: të shmangej agresioni rus dhe të forcohej bashkëpunimi i aleatëve në këtë kënd strategjik të Evropës, përfshirë edhe anëtarët e rinj të NATO-s, Finlandën dhe Suedinë.

Kosova dhe trojet shqiptare janë me fat që kanë partneritet natyral me SHBA- në, e cila është garanruese e sigurisë dhe zhvillimeve të vendeve tona, andaj në këto rrethana kemi nevoj për një pilitikë dhe politikan të cilët do të angazhoheshin seriozisht për ruajtën e marrëdhënieve me SHBA-t

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit