Në kuadër të operacionit “The Wanted” dhe falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Policia e Shtetit ka ekstraduar dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia.
Nga Greqia u kap dhe u ekstradua N.K., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në Ulëz, Dibër, në vitin 2022. Gjykata e Matit kishte vendosur arrest në burg për të.
Ndërkaq, nga Italia u ekstradua O.J., 44 vjeç, i dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje nga Gjykata e Fierit.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar tregon angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe në kapjen e personave të kërkuar nga ligji.