Kryetari i PD-së, Sali Berisha u pyet sot mbi vendimin e KAS-it që vendosi rrëzimin e kërkesës për rinumërim të votave preferenciale të katër kandidatëve Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana. Ish-kryeministri tha sot se ka qenë një keqkuptim rruga që është ndjekur, pasi sipas Kodit Zgjedhor duhet të jetë partia që të bëjë kërkesën jo individi dhe kjo sipas tij do të ndodhë.
“Ajo është zhurmë për asgjë. Në 2019 një ndryshim i kodit zgjedhor i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODHIR ka hequr të drejtën e kandidatëve të paraqesin ankesa. Përfaqësuesit tanë në KQZ do ta paraqesin kërkesën si të duan ata. Ka qenë një keqkuptim, nga unë është thënë dy herë; se cdo kandidat që mendohet se i duhet transparenca do të mbështetet nga partia, sipas ligjit elektoral” tha ai.