Në orën 21:00 fillon finalja e madhe e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Interit, që zhvillohet në Mynih. Trajnerët Inzaghi dhe Luis Enrique kanë zgjedhur titullarët më të mirë për këtë sfidë vendimtare.
Interi kërkon trofeun e katërt në histori, ndërsa PSG synon ta fitojë për herë të parë. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri rumun Kovacs.
Formacionet zyrtare:
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.
Ndeshja nisi me presion nga PSG, ndërsa Interi po përpiqet të mbrojë fort.
/5pyetjet.al