Në Gjykatën e Posaçme, sot do të mbahet shorti për të zgjedhur tre gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjykuese në procesin kundër dosjes “Partizani”. Në këtë çështje penale janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe biznesmenët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.
Vendimi i gjyqtares së seancës paraprake, Floreja Davidhi, është dorëzuar zyrtarisht, duke i kaluar çështjen për gjykim. Nga shorti përjashtohen vetëm ata gjyqtarë që kanë qenë të përfshirë në fazat e hetimit dhe seancës paraprake, konkretisht Davidhi dhe Irena Gjoka.
Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha duhet të paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, e cila është vendosur nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dhëndri i tij, Malltezi, ndodhet në arrest shtëpie që prej vitit 2023.
Ndërkohë, përveç tyre, në këtë dosje janë të përfshirë edhe biznesmenët Begeja dhe Bektashi, si dhe noterja Pustina.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për mbështetje para ambienteve të SPAK-ut në lidhje me këtë proces.
Masa ndaj Berishës, “detyrim paraqitje”, u caktoi më 5 janar 2025 gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi pjesërisht vendimin paraprak të 27 nëntorit 2024, me të cilin Berisha u lirua nga arresti shtëpiak pas më shumë se 330 ditësh.