Policia greke në pikën kufitare të Kakavijës ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim.
Shqiptari i dënuar për trafik droge u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit.
Ndaj shqiptarit pritej një vendim nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit për shkelje të legjislacionit për drogën, me anë të të cilit ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, për posedim, blerje dhe trafikim të drogës.