Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 24-tën herë të konstituojnë legjislaturën e re, që doli nga zgjedhjet e parakohshme të shkurtit. Ngërçi vijon për shkak të mungesës së marrëveshjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një hap kyç për nisjen e formimit të Qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por nuk ka siguruar shumicën e nevojshme. LVV ka 48 ulëse, 13 më pak se minimumi për të qeverisur e vetme.
Subjektet e tjera politike nuk kanë pranuar deri tani ndonjë marrëveshje bashkëpunimi, duke e mbajtur të bllokuar procesin.
Seanca e 25-të është thirrur për sot në orën 10:30, ndërsa presioni ndërkombëtar për zhbllokim të situatës po rritet.