-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Falsifikimi që bëri Irena Gjoka në 1996, vettingu mbylli sytë

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi nga dera e SPAK sipas tij mashtrimin e ri që gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë komisionit të vettingut në momentin e rivlerësimit për një kontratë qiraje të lidhur në 1996, por me bazë kodin civil të 2015.

Irena me 5 mbiemra, firmos një kontratë, paraqet një kontratë të firmosur në 1996 sipas një kodi civil të miratuar në 2015. Pra ajo merr kodin e 2015 për kontratën që ka firmosur…dhe kjo kontratë false, turp është pranuar nga vetorët e Edi Rama si dokument i vërtetë.

Megjithëse ata u janë drejtuar tatimeve të Fierit; a ekzistojnë dokumente për këtë shumë prej 60 mln lekë para të pista të Irenës me 5 mbiemra?

Tatimet i thonë se nuk ka gjurmë, as nam as nishan të këtyre parave. Vetorët e pranojnë dhe i thonë Irenës, shko dhe paguaj tatimet që nuk ke paguar në 1996 për 60 mln lekë.

Ka pafytyrësi më të madhe se kjo? Pra, vetorët pranojnë një dokument fals për të cilën ajo duhet të shkojë atje ku e ka vendin.

Vetorët i kërkojnë të paguajë edhe taksën, bëhen bashkë-autor të krimit të Irenës me pesë mbiemra. KLGJ duhet të vepronte për 15 në bazë të vulës apostile që ka në dorë përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm dhe ky i fundit tek Uluziu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit