Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të respektuar masën e sigurisë për dosjen “Partizani”. Në dalje, u shpreh për mediat se drejtësia e re, SPAK mbajti për shumë ditë dhe javë në sirtar masën e arrestit për bandën e “Pojës”.
“Unë i shkrova, i lashë këtë shënim (në SPAK); me mbajtjen për 22 ditë të masës së arrestit për kartelin Troplini, Altin Dumani do të regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do të ndryshojë mbiemrin nga Dumani në Altin Troplini” tha Berisha.