Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri do të diskutohen në Parlamentin Europian.
Në axhendën e PE-së evidentohet fakti që në datën 4 qershor, që është ditë e mërkurë, 60 minuta, nga ora 11 deri në 12:00 do të diskutohet për procesin zgjedhor të 11 Majit kur Partia Socialiste me Edi Ramën në krye mori mandatin e katërt.
Në përmbledhjen që do të bëhet për zgjedhjet pritet që të flasin anëtarë të delegacionit për Shqipërinë por edhe zëra të tjerë nuk përjashtohen.
Opozita ka nisur një fushatë në institucionet ndërkombëtare në SHBA dhe BE për të vendosur në rendin e ditës në tryezat e kancelarive atë që e cilëson ‘farsë elektorale’.