-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak të votimit elektronik

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me hetimin administrativ për përmbajtjen e fletëve të votimit në të gjitha kutitë në mbarë vendin.

Celibashi thotë se 1,935,328 fletë votimi, janë të papërdorura për shkak të procesverbaleve të shënuara nga qendrat e votimit në vend.

Ai shton se 27,340 fletë votimi nuk u përdorën në Bashkinë Vorë dhe Njësinë Administrative nr. 10 në Tiranë, për shkak të votimit elektronik.

“I nderuar Z. Nuri,

Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :
Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi”, shkruhet në përgjigjen e KQZ-së për PD-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit