Partia e Lirës kërkon rinumërimin e votave në bashkinë Kavajë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dorëzuar kërkesën në KQZ.
Në kërkesë thuhet se kanë dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave.
“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, thuhet në kërkesën e PL drejtuar KQZ-së.