-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Prishtinë: Gratë, çelësi i paqes dhe sigurisë në rajon

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e 3-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u zhvillua në Prishtinë, duke nxjerrë në pah rëndësinë jetike të rolit të grave në ndërtimin e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon. Në fjalimin e saj, ajo vlerësoi lidershipin e Presidentes Osmani dhe kontributin e Kosovës, ndërsa nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në arenën ndërkombëtare dhe kombëtare.

Spiropali theksoi se gratë janë jo vetëm viktima të luftërave, por edhe forcë kyçe në ndërtimin e paqes dhe pajtimit. Ajo përmendi angazhimin e Shqipërisë gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të vendosur agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” në qendër të politikave ndërkombëtare dhe ndërmori masa konkrete për promovimin e pjesëmarrjes së grave në institucione të sigurisë dhe diplomaci.

Në fund, Spiropali apeloi për bashkëpunim rajonal për të siguruar që gratë të jenë faktor kryesor në paqe dhe siguri, duke u bërë urë lidhëse dhe udhëheqëse të ndryshimit pozitiv.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit