-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit Etna, turistët e panikosur vrapojnë

Kryesoret

Gjatë orëve të fundit ka shpërthyer një aktivitet i lartë vullkanik duke detyruar autoritetet të marrin masa emergjente. Vullkani Etna është aktivizuar sërish dhe ka krijuar alarm në Siçili.

Turistët janë larguar me shpejtësi pasi janë frikësuar nga një re e dendur hiri dhe gazrash që është përhapur në një distancë prej disa kilometrash.

Instituti i Gjeofizikës në Katania ka sqaruar se aktiviteti i fundit ka ardhur si pasojë e një shembeje të pjesshme të brendshme të karakterit juglindor të vullkanit.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të fluturimeve në Aeroportin e Katanias, në varësi të zhvillimeve në orët në vijim. Ndërsa që nga orët e para të mëngjesit janë evakuuar të gjithë turistët dhe alpinistët që ndodheshin në afërsi të zonës aktive.

VIDEO

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit