Prokurori Alfred Shehu tha se 4 grupet kriminale drejtoheshin nga shqiptarët. Shehu u shpreh se dy nga drejtuesit e grupit janë me origjinë nga Vlora, 2 nga Kuçova dhe Berati, por janë me banim në Tiranë.
“Karakteristikë e këtyre grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrin. Grupe të veçanta bashkëpunonin me njëri-tjetrin për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale. 2 nga grupet organizonin trafik nga Shqipëria drejt Spanjës, Holandës dhe Finlandës. Më pas atje kishin rrjetin e shpërndarjes. Një grup tjetër kriminal i drejtuar po nga shtetas shqiptar vepronte vetëm në Finlandë me sigurimin e lëndëve narkotike, blerjen dhe shitjen në Finlandë, Një grup tjetër i drejtuar nga shqiptarë, kishte si detyrë të tij dhe qëllim organizmin e trafikut të marjuanës nga Spanja në drejtim të Finlandës përmes shërbimit postar. Krerët e grupeve një pjesë kanë qenë më parë të ndjekur penalisht në Finalndë, dhe nuk kanë qenë të evidentuar në Shqipëri. Pas kthimit në Shqipëri, kanë drejtuar aktivitetin nga Shqipëria ose shtete të tjera të BE. Kjo ka qenë edhe një nga rezultatet e hetimit të përbashkët, nga informacionet e përfituara në kohë reale i transmetoheshin autoriteteve finlandeze. Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në Kuçovë dhe Berat. Një pjesë e këtyre, janë të vendosur me banim në Tiranë”, tha Shehu.