Pasditen e sotme në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan, në zonën e njohur si “Ura e Zaranikës”, ndodhi një aksident rrugor ku u përfshinë tre automjete. Në drejtim ishin tre persona me inicialet D.Z., I.A. dhe E.L.
Si pasojë e përplasjes, u lënduan të tre drejtuesit e makinave, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues I.A. Një prej të lënduarve, një 30-vjeçar, pësoi trauma në kokë dhe u dërgua për trajtim në Spitalin Ushtarak të Traumës në Tiranë. Të tjerët po marrin ndihmë në spitalin lokal.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.