Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot ambasadorin spanjoll Gabriel Cremades Ventura për të diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave,” shkruan ministri në rrjete sociale pas bisedës.