-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 1,500 policë të angazhuar për sigurimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Kryesoret

Për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, autoritetet do të angazhojnë rreth 1,500 forca policore, përfshirë edhe njësitë speciale si RENEA dhe Anti-terror.

Përfaqësuesit e ekipit serb do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga momenti që mbërrijnë në Tiranë deri sa të largohen. Në stadium do të vendosen teknologji të avancuara, përfshirë kamera me njohje të fytyrës dhe sisteme për parandalimin e dronëve që mund të shkaktojnë shqetësime.

Biletat janë të lidhura me identitetin e tifozëve, të cilët do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje. Nuk do të lejohen të hyjnë me objekte të rrezikshme si shishe apo fishekzjarre.

Rrugët drejt stadiumit do të mbyllen për automjetet, ndërsa bizneset pranë stadiumit do të jenë të mbyllura përkohësisht. Gjithashtu, është ndaluar qëndrimi në ballkone dhe dritare me pamje nga stadiumi.

Këto masa synojnë krijimin e një atmosfere të sigurt dhe pa incidente, duke pasur parasysh rëndësinë e takimit dhe tensionet që kanë shoqëruar më parë përballjet mes këtyre dy ekipeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit