-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani dhe Kurti: Kosova gati të anëtarësohet në NATO

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë deklaruar se organizimi i ushtrimit ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe” është dëshmi që Kosova është e gatshme të anëtarësohet në NATO.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar Osmani.

Kryeministri në detyrë ka thënë se ushtrimi tregon fuqinë vepruese të Kosovës dhe aftësinë për të kontribuuar në sigurinë rajonale e më gjerë.

“Në këtë rast konkretisht, Republika e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, bashkë me ne, kemi arritur të tregojmë dhe demonstrojmë fuqinë tonë për veprueshmërinë që e kemi me NATO-n. Në këtë mënyrë e forcojmë kauzën tonë se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm për dobi të vendit tonë, por edhe për kontributin që jemi në gjendje të japim”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se në ushtrimin “Defender 2025” kanë marrë pjesë gjithsej 29 shtete, dhe se për zhvillimin e këtij ushtrimi janë shpronësuar rreth 4000 hektarë tokë, të cilat tashmë janë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës./RTK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit