Policia katalanase zhvilloi një operacion masiv në mëngjesin e sotëm, duke bastisur mbi 20 vende në rajone të ndryshme të Katalonjës dhe Spanjës. Në aksion u arrestuan rreth 50 persona dhe u shkatërruan katër grupe kriminale të lidhura me trafikun e marijuanës dhe armëve.
Në bastisje u sekuestruan plantacione marijuane, para cash, drogë të ndryshme dhe armë zjarri. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, që punonin si “kopshtarë” në rrjetet kriminale.
Operacioni u zhvillua nga Divizioni i Hetimeve Penale i Barcelonës dhe Gironës, me mbështetje edhe nga shërbimet doganore.