Prokurori i SPAK, Alfred Shehu në lidhje me operacionin që u zhvillua edhe me autoritet filandeze tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar. Shehu tha se janë sekuestruar 8 makina, telefona celularë dhe shumë dokumente. Ai nënvizoi se do të vazhdojnë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar.
“Shkëmbimi informacionit nga autoritetet finlandeze ka qenë pa ndërprerje. Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrit edhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja, në marrëveshje me përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze. Nga ana e SPAK, gjatë majit është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona. Nga GJKKO. U vendos sot në dakordësi edhe të autoritetet finlandeze pasi në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave. Po vazhdon puna për të bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave të tjerë. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, është sekuestruar disa automjete, konkretisht 8, telefona celularë, dhe shumë dokumenteve, ku një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave. D të vazhdojmë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar.”, u shpreh Shehu.