-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikimi i tezës së anglishtes, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Kryesoret

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezave të anglishtes pak nisjes së provimit.

Ministria shprehet se publikimi i tezës pas nisjes së provimit nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore. Ata e dënojnë me forcë këtë akt që dëmton besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore.

“Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.
Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit. “, shkruajnë MAS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit